Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Lapsi.al 14 June 2018
Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Erion Veliaj tregoi në takimin publik me artistët e Teatrit Kombëtar, se ai ka talente të lindura ku e ku më të mëdha se ata që kanë performuar me dekada mbi atë skenë. Ai ishte sot në dëgjesë për të mashtruar dhe e bëri këtë më së miri. Ai u rrek të futej në rolin e atij që kishte në duar një projektligj që as nuk ia jep atë truall gjigand në mes të Tiranës kompanisë Fusha, që as nuk e shemb domosdoshmërisht godinën e vjetër italiane, që as nuk do të ndërtojë në vend të saj teatrin e kopjuar të arkitektit danez Bjorke Ingels, që u “shpall fitues” pa garë dhe pa konkurs.

Jo, sot Veliaj bëri alter egon e mirë të një kryeministri të keq. Po ta dëgjoje me vëmendje dialogun e tij prej shejtan budallai, dukej sikur thoshte se nuk ka asnjë nxitim për të marrë një vendim, se e rëndësishme ishte që të diskutohej, se ai kishte edhe shumë e shumë punë të tjera më parësore, se mirë do ishte të bëhej një teatër i ri, por mund të mbetej në këmbë edhe ekzistuesi etj, manovra që kishin për qëllim të ulnin gjakrat.

Lexo më tej:

Detajet e skandalit/ Si po e përgatit Rama shembjen e Teatrit Kombëtar

 

Debati për Teatrin, të gjithë kundër Ramës: Projekt mafioz që duhet ndalur

Pra, po të dëgjoje të gjithë argumentat e kryebashkiakut të krijohej përshtypja se kjo është një çështje ende e pavendosur, që Rama nuk e ka ndarë mendjen dhe se gjithçka që do të ndodhë më pas do të jetë fryt i një vendimarrjeje të gjerë.

Në fakt nuk është kështu. Sot nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka bërë llogaritë dhe planet e fitimit me kompaninë Fusha (të njëjtës që i dha dhe sheshin Skënderbej) së cilës po i jep një pasuri publike në mes të Tiranës. Gjithkush e ka dëgjuar me veshët e tij kryeministrin t’ia plasë troç aktorëve: “Ajo gërmadhë do të shembet”. Gjithësecili e ka parë me sytë e tij Brojke Ingelsin, që në krah të kryeministrit të na tregonte gjatë e gjërë se si do të ishte godina e re.

Po atëherë, pse Veliaj mban një qëndrim të ndryshëm nga ai i kryeministrit? 

Thjeshtë dhe vetëm se ky është roli i mashtruesit që i kanë caktuar.

Pas, daljes në publik të projektligjit që i jepte truallin një kompanie private dhe zemërimit të aktorëve që e pasoi atë, menjëherë në mjedis u shtuan thirrjet për ngujim brenda teatrit, për një grevë urie, për ngritjen e një çadre në vendin ku nesër mund të qëndronin grataçielat e Ramës. Pra, me shpejtësi, u shtua frika e precipitimit drejt një skenari alla kuksian, e vetmja gjuhë e arsyeshme të cilën arrijnë të dëgjojnë rilindasit.

Dhe menjëherë nga arrogant, pushteti vendosi të marrë kthesën e tolerantit. Për t’ia hedhur përkohësisht lumit, për të qetësuar gjakrat, për të shuar ethet e ndezura. Pikërisht për këtë u shpik alibia se ende nuk është vendosur asgjë.

Shpalljen e kësaj gënjeshtre u caktua t'a merrte përsipër njeriu që di t'a bëjë më mirë. Natyrisht, me gëzimin e profesionistit të Fushës, ai e pranoi këtë. Prandaj në atë sallë, të mbushur me aktorë, Veliaj shkëlqeu këtë të enjte. Sepse ai aktroi në rolin e tij të preferuar, atë të mashtruesit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun

Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit k...

12:33

Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën...

18:55

Prova se Rama e gënjeu Muç Nanon

Ishte një nga ato intervista që mbahen mend lehtë. Një nga ato që kanë vemendjen e të gjithë publikut sepse zhvillohen ditën e fundit të fushatës elektorale. To...

16:42

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI